Transmetuar më 02-01-2025, 00:22

Të paktën 12 persona humbën jetën në ditën e parë të 2025 nga një sulm i llahtarshëm vdekjeprurës që u shkaktua nga një person i vetëm, Aco Martinoviq.

Burri 45 vjeçar u grind në një tavernë dhe shkoi në shtëpi ku mori një armë zjarri dhe u kthye me të sërish në lokal.

Atje hapi zjarr duke vrarë katër vetë. Më pas shkoi në shtëpinë e pronarit të tavernës ku vrau 2 fëmijët e tij dhe të shoqen.

Në dy lokacione të tjera kreu sërish vrasje.

Në krimin masiv në Cetinje mbetën të vrarë 12 persona, mes tyre dy fëmijë, ndërsa mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po luftojnë për jetën e katër të plagosurve në gjendje kritike.

Në këtë krim u vranë shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë, thanë mediat malazeze që citon noa.al.

Nga plagët e marra në tentativë për vetëvrasje ka ndërruar jetë edhe i dyshuari për krimin në Cetinje, 45 vjeçari që shihni në foto, Aco Martinoviq.

Martinoviq është gjetur pranë shtëpisë së tij në vendbanimin Humci.

Ministri i Punëve të Brendshme Danilo Sharanoviq tha se gjatë transportit për në spital, ka vdekur i dyshuari për vrasje të shumta në Cetinje, Aco Martinoviq.

Ai tha se operacioni policor në kërkim të Martinoviqit është kryer me sukses.

Sharanoviq ka deklaruar se Martinoviq ka tentuar të bëjë vetëvrasje, por nuk ka vdekur në vend.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të administratës policore, Llazar Shqepanoviq, tha se Martinoviqi ndodhej në vendbanimin Humci dhe se ai vdiq nga lëndimet në kokë.

Ai tha se nuk dihet motivi i vrasjes së shumëfishtë, ndërsa pohoi se viktimat kanë qenë shokët dhe kumbarët e tij.

Martinoviqi e filloi krimin në tavernën "Velestovo", afër Qendrës Sportive në hyrje të Cetinjes, ku vrau katër persona, dhe më pas në tre lokacione të tjera në qytet, vrau të paktën shtatë persona të tjerë, duke përfshirë tre gra dhe dy djem, dy vëllezër e motra nga 10 dhe 13 vjeç.

/noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit