TIRANË- Pasditen e kësaj të mërkure, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në hyrje të pallatit ku banojnë, një 34 vjeçar, ka goditur me thikë e sende të forta dy komshinjtë e tij.
Sipas Policisë, babë e bir, Arben dhe Marjo Miha, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit, Kristjan Thaçi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd