Transmetuar më 01-01-2025, 17:00

Pasditen e kësaj të mërkure, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në hyrje të pallatit ku banojnë, një 34 vjeçar, ka goditur me thikë e sende të forta dy komshinjtë e tij.

Sipas Policisë, babë e bir ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit