KOSOVË- Vajzë dhe djalë janë dy fëmijët e parë të lindur në vitin 2025. Të dy këto lindje janë realizuar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Pas ndërrimit të viteve për vizitë aty ishin kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kurti shtoi se qeveria e tij ka pasur në fokus nënën dhe fëmijën. Sipas tij, është vitale për të ardhmen investimi për këto kategori.
“Vizituam dy nëna, të cilat kanë lindur dy foshnje ne këtë nderrim vitesh. Zonja Teutë ka lindur vajzën Poemën, ndërkaq zonja Fortesa ka lindur djalin Diamantin. Të dy nënat dhe të dy foshnjet janë shumë mirë me shëndet. Dhe ne ju uruam mbarësi dhe jetë të gjatë bashkë me familjet e tyre”, tha kryeministri Albin Kurti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd