

Kryeministri Edi Rama e ka nisur vitin e ri me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale, ku shfaqet krah Ismail Qemalit.
Në videon e përpunuar me inteligjencë artificiale, Rama shfaqet i qeshur teksa shëtit Ismail Qemalin, ndërsa pas tij shfaqet flamuri i Bashkimit Europian dhe ai i Shqipërisë.
"MIRËMËNGJES nga Ismail Beu dhe unë, e me urimin që 2025-a të ketë ardhur e mbarë për të gjithë ju, ju urojmë kudo jeni një ditë sa më të qetë", shkruan Rama.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






