Transmetuar më 01-01-2025, 11:26

GREQI- Një 15-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Greqi. Protothema shkruan se i mituri rom me kombësi shqiptare është plagosur në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin Thriasios në Elefsinë.

Siç është bërë e ditur nga Policia, i mituri është gjetur në rrugë nga një 44-vjeçar që po lëvizte me makinë. I mituri i plagosur është pranuar menjëherë në sallën e operacionit, i është nënshtruar një ndërhyrje dhe po trajtohet në Reanimacion.

Hetimet paraprake për ngjarjen e përgjakshme po kryhen nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Atikës Perëndimore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit