Magazinë
Transmetuar më 31-12-2024, 18:25

Veç elementeve që sjellin fat të mirë për të cilat duhe të kujdesemi që t’i kemi prezente në natën e ndërrimit të viteve, ka dhe disa gjëra që nuk duhet t’i bëjmë. Të qarit dhe pastrimi i shtëpisë mesa duket janë rreptësisht të ndaluar këtë ditë. Sipas traditave në disa vende, thuhet se shirja e pluhurit ose e papastërtisë fshin edhe fatin e mirë.

Mos qaj

Nuk ka rëndësi nëse ndihemi sentimentalë, nëse sapo kemi parë filmin më të trishtuar ndonjëherë, ose nëse nuk kishte absolutisht asgjë nën pemën e Krishtlindjes, të qarat më 1 janar është rreptësisht e ndaluar. Përndryshe, ju rrezikoni ta mbani atë trishtim dhe negativitet gjatë gjithë vitit. Pra, mbani mend: pa lot!

Mos e pastroni shtëpinë

Mbajini duart larg pluhurit dhe lavatriçes! Sipas traditës së lashtë kineze, pastrimi i shtëpisë ose larja e rrobave në ditën e Vitit të Ri është e ndaluar. Fshirja e pluhurit ose e papastërtisë besohet se fshin edhe fatin e mirë. Kush është i gatshëm të marrë atë rrezik?

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit