Transmetuar më 31-12-2024, 14:02

Shokuese në Shkodër! Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëmbytur në ujërat e lumit Buna, pranë urës së Bunës.

Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë vënë re 83 vjeçarin e më pas kanë njoftuar policinë dhe kanë kërkuar autoambulancën.

Pavarësisht thirrjeve për të mos kryer aktin, i moshuari është hedhur në ujë, por kanë ndërhyrë forcat e policisë duke e shpëtuar.

Edhe pak ditë me parë, një tjetër i moshuar tentoi vetëmbytjen. Edhe në këtë rast dyshohet se i moshuari ka probleme të shëndetit mendor.

Policia në Shkodër tha se Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 83 vjeçarit me shenja jetë nga ujërat e lumit Drin.

Shtetasi L. P, 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit