Magazinë
Transmetuar më 30-12-2024, 19:00

Tiranë- Hapet Unaza e Madhe e Tiranës.

Pas më shumë se 10 vitesh dhe 433 milionë euro të investuara, është hapur për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës. Në ceremoninë e hapjes ka marrë pjesë kryeministri socialist Edi Rama.

Unaza e Madhe ka një gjatësi prej 28.7 kilometrash, disa mbikalime dhe tunele, dy prej të cilave janë hapur sot për qarkullimin e mjeteve në zonën e ish-rrethrotullimit të "Shqiponjës".

Ky aks me një shpejtësi të lejuar prej 90 km/h pritet të lehtësojë trafikun brenda kryeqytetit.

Unaza e Madhe është e ndarë në katër segmente. Unaza veriore e cila fillon te ish-sheshi Shqiponja dhe përfundon te mbikalimi në Shkozë si dhe Unaza perëndimore e cila fillon te ish-sheshi Shqiponja dhe përfundon te mbikalimi te pallati me shigjeta.

Unaza Jugore nis te mbikalimi te pallati me shigjeta dhe përfundon te rrethrrotullimi i TEG, dhe unaza lindore nis te rrethrrotullimi i TEG-ut dhe përfundon te mbikalimi i Shkozës, duke përfshirë segmentin nga mbikalimi i Shkozës deri te materniteti i ri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit