Unaza e Madhe e Tiranës me një gjatësi totale 28.7 kilometra merr formën përfundimtare dhe është gati për t’u hapur sot.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, Unaza do te kishte përfunduar më shpejt, por një sërë faktorësh i penguan punimet.
Aktualisht, në terren po punohet për detajet e fundit të projektit, duke përfshirë sinjalistikën dhe të tjerë elementë të sigurisë rrugore.
Unaza e Madhe e Tiranës, krahas korsive të shpejtësisë së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim, duke qenë se kalon përmes zonave të banuara. Për këmbësorët do të ketë gjithashtu hapësira të dedikuara.
Projekti do të përmbajë edhe rrugë për këmbësorë dhe hapësira të gjelbra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes në këtë rrugë është 90 km në orë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd