Transmetuar më 29-12-2024, 22:23

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot kanë sekuestruar dy armë zjarri dhe municion, në fshatin Lluga të Podujevës. Në foto shikoni armatimin e kapur.

Operacioni policor është ndërmarrë në nga ana e hetuesve, të cilët kanë identifikuar lokacionin dhe personin e mitur, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri.

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar (familjar i të miturit) është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit