Transmetuar më 29-12-2024, 12:46

KOREJA E JUGUT- Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Korenë e Jugut është rritur në 177. Sipas përditësimeve të fundit, vetëm dy nga 181 parasagjerët që ishin në bordin e avionit, janë ende të pagjetur. Numri i të mbijetuarve mbetet ende dy, të dy anëtarë të ekuipazhit, një grua dhe një burrë, sipas shërbimit zjarrfikës.

Viktima më e re e aksidentit ishte një djalë tre vjeçar, sipas një liste të pasagjerëve të parë nga mediat lokale. Pesë nga të vrarët në aksident ishin fëmijë nën moshën 10 vjeç. Më i madhi ishte një burrë 78 vjeç.

Deri më tani janë identifikuar vetëm 22 nga personat e pajetë. Ambienti brenda Aeroportit Ndërkombëtar Muan sot është kthyer në një sallë ku mbizotëron dhimbja dhe ankthi dhe të afërmit e pasagjerëve presin për lajme. Shumë prej familjarëve shpërthyen në lot ose bërtitën ndërsa autoritetet lexonin emrat e viktimave me zë të lartë.

Aksidenti i rëndë ndodhi ndodhi teksa avioni po bënte ulje emergjente në aeroportin Muan në Korenë Jugperëndimore. Rrotat kishin dalë jashtë funksionit, ndërsa pasi rrëshqiti në pistë avioni u përplas me një mur dhe shpërtheu në flakë.

Përplasja e ditës së sotme është e pazakontë për Korenë e Jugut, e cila ka pasur një rekord të mirë të sigurisë së fluturimit vitet e fundit, dhe ky duket të jetë i vetmi përplasje fatale që Jeju Air ka pasur në historinë e saj gati 20-vjeçare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit