Një debat ka nisur sot me Valbonës dhe Amber, pasi kjo e fundit i tha asaj diçka që Laerti kishte thënë për të.
Amber i drejtohet Valbonës duke i thënë se Laerti ka thënë se “Valbona i ka buzët si patok”.
Kur ajo pyet Laertin, ai i shpjegon se në fakt kishte thënë se i ‘ka buzët si rosak.
Pas kësaj gazetarja i drejtohet Amber dhe i thotë: “Ti nuk je sekretarja ime, por je sekretarja e Rozanës”.
Pjesë nga debati:
Amber: Valbona e di ça tha Laerti për ty ‘Valbona i ka buzët si patok’.
Valbona: I ke parë buzët e tua ti?
Amber: Ai tha moj
Valbona: Ti buzët e tua i ke parë që komenton
Amber: Po pyet atë që i tha moj
Valbona: Ti i ke parë buzët e tua?
Amber: E tha ai, nuk e thashë unë
Valbona: I ke parë?
Amber: Pse nuk ja thua? Thuaja atij
Valbona: Ça ke thënë
Laerti: Për ça?
Valbona: Ej, dëgjo Amber. Amber është idiote, është djall
Laerti: Ça i kam thënë?
Valbona: Mbylle tani se do i them kafen
Laerti: Ça kam thënë?
Valbona: Jo mo është budallaqe Amber
Laerti: Po ti pse e ha? Se je vajzë e mirë, e çiltër
Valbona: O zemër nuk e ha unë atë
Laerti: Se nuk e ha atë as nuk diskutohet po
Amber në këto momente qesh
Laerti: Më thuaj
Valbona: Çfarë
Laerti: Po duket nga reagimi
Amber: A më the se Valbona i ka buzët si patok, si rosak?
Laerti: Rosaku është i ëmbël, patoku është pastaj… Ne po flisnim për origjinën e Jozit që tha se është nga Patoku, e thashë si Valbona që ka buzët si rosak e ti je nga Patoku
Valbona: Amber nuk je sekretarja ime, je sekretarja e Rozanës
Laerti: E më mbylle
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd