Transmetuar më 27-12-2024, 23:04

Nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, u zhvilluan aktivitete festive me fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, njëherazi Dëshmorë të Atdheut.

Aktivitete në shenjë vlerësimi dhe përkujtimi për sakrificën sublime të punonjësve të Policisë që ranë në krye ose për shkak të detyrës.

Në njërin prej këtyre aktiviteteve, konkretisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ishte i pranishëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda.

Gjatë fjalës përshëndetëse Drejtues Madhor Ilir Proda tha: “Vlera më e madhe e organizatës sonë është jehona e sakrificës sublime të dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Vepra e tyre jehon ndër vite dhe të jeni të bindur që ata nuk ju mungojnë vetëm juve, por dhe organizatës për të cilën ata dhanë jetën.

Faleminderit që jeni sot këtu! Pa dyshim që ju jeni pjesë e jona. Ju uroj festa të gëzuara, shëndet dhe mbarësi në familje. Gëzuar!”

Familjarëve të Dëshmorëve të Policisë, gjatë aktiviteteve në DVP-të, iu dhanë dhurata simbolike, shenjë kjo e kujdesit dhe mbështetjes konkrete nga Policia e Shtetit, për ta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit