Humb jetën në aksident 44-vjeçari shqiptar.
Eduart Shaka, 44 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali.
Sipas raportimit të medieve italiane, policia e ka gjetur Shakën jashtë makinës së tij, pas përplasjes “kokë më kokë” me një automjet, që e ngiste një shtetas italian. Ky i fundit ecte në korsinë e kundërt.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se edhe shqiptari Shaka nuk ka vendosur rripin e sigurimit. Drejtuesi i Golf-it që u përplas me Fiat Punto-n e shqiptarit ndodhet nën hetim.
Bëhet fjalë për një 53-vjeçar nga Carbonera.
Përplasja ishte fatale për jetën e shqiptarit, ndërsa italiani 53-vjeçar u lëndua lehtë. Eduart Shaka, lindur në Durrës, jetonte në Itali që nga viti 2010.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd