Transmetuar më 27-12-2024, 11:03

Dua Lipa dhe Callum Turner duket se kanë shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e tyre personale, pasi mendohet se aktori britanik i ka propozuar këngëtares gjatë festimeve të Krishtlindjeve, me një gjest të ngrohtë dhe romantik.

Çifti është në një lidhje për më shumë se një viti dhe janë pothuajse të pandashëm nga njëri tjetri.

Callum gjendet gjithmonë pranë Duas në çdo moment të veçantë për të, për ta mbështetur.

Mund të themi se ata e preferojnë shumë privatësinë duke dashur të qëndrojnë larg syrit të mediave.

Lipa konfirmoi lidhjen e tyre kur ndau disa foto në Instagram në korrik 2024 duke u shoqëruar me aktorin e Masters of the Air.

Postimi i fundit i Dua Lipas ka ngritur dyshime për një fejesë të mundshme, pasi në dorën e saj mund të shohim një unazë me diamant, tipike për propozime.

Burimet i thanë The Sun, se “Dua dhe Callum janë kaq të dashuruar dhe e dinë se kjo është përgjithmonë. Ata janë fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur.”

Ata shtuan se lajmi i fundit ka qenë “qershia mbi tortë” për këngëtaren e estradës, e cila pati një vit të suksesshëm.

"Callum është një mbështetje kaq e fortë për Duan dhe ata janë një çift i mrekullueshëm. Familja dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur. Ishte një Krishtlindje e mrekullueshme për ta", – shtoi burimi.

Marrëdhënia e raportuar e Callum Turner me Dua Lipën ka krijuar bujë në mesin e fansave që pyesin për marrëdhëniet e tij të kaluara.

Para se të binte në dashuri me sensacionin e popit, Turner u lidh me Vanessa Kirby pasi u takuan në xhirimet e " Queen and Country" në vitin 2014. Callum Turner thuhet se i dha fund lidhjes së tij me Vanessa Kirby në vitin 2020.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit