
09:16 | Turqi, modelja 27-vjeçare po ngiste makinën në gjendje të dehur, u ndalua nga policia dhe bie nga ura teksa përpiqej të arratisej
- 09:03 | Arteta: Mbrëmje e pabesueshme. Asgjë nuk ka mbaruar, jemi vetëm në gjysmë të kualifikimit
- 08:55 | Ancelotti, i trishtuar nga disfata 3-0 ndaj Arsenalit: U rrëzuam mendërisht. Përmbysja? Shumë e vështirë
- 08:51 | Lautaro feston fitoren 2-1: Na nevojitet i njëjti qëndrim dhe personalitet në çerekfinalen e kthimit
- 08:30 | Këmbimi valutor 9 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- 08:22 | Horoskopi ditor nga Susan Miller – E mërkurë, 9 prill 2025
- 08:16 | Kompany: Duhej të kishim shënuar 2 apo 3 gola, rezultati ndaj Interit nuk ishte i drejtë
- 08:13 | Horoskopi i plotë ditor nga Branko – E mërkurë, 9 prill 2025
- 08:10 | Inzaghi, pasi mundi Bayern Munich: Një nga fitoret më të bukura, por na duhet vazhdimësi
- 08:02 | Horoskopi ditor nga Paolo Fox – E mërkurë, 9 prill 2025
E rrahin dhe i rrëmbejnë makinën në garazh – ngjarje e rëndë në Tiranë
- Mediat gjermane: Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës
- Horoskopi i Brankos për të martën, 8 prill 2025
- E trishtë! Makina përplas fëmijën 3 vjeç, i mituri ndërron jetë
- Përsëritet tragjedia e Koçanit, shkon në 44 numri i viktimave, momenti kur të rinjtë dalin të tmerruar nga klubi i natës
- Humb jetën në mënyrë të dhimbshme një burrë në Vlorë
- Vazhdojnë kërkimet për 27-vjeçarin e zhdukur në mal. I afërmi: Mori të atin dhe i tha se kishte thyer këmbën
- “Shofer ishte Talo Çela”/ Zbulohet dëshmia e Nuredin Dumanit që zbardhi masakrën e Bradasheshit, Çopjat donin t’ia hidhnin fajin Suel Çelës
- Dumani: Komisar Dritan Lame më ka dhunuar! I thashë, ‘mbaje mend çfarë do të bëj kur të dal’, por ai u vra
- Sulmohet ekipi i Urgjencës dhe policia në Durrës, arrestohet burri pas një episodi të dhunshëm
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur

Dhjetë infermierë asistentë kolumbianë do duhej të largoheshin nga Gjermania, në një kohë që nevojiteshin aq shumë në një qendër për demencën. Një rast që tregon sa vështirë e ka Gjermania me migracionin e punës.
Andrea dhe Tino Wohlmacher në fakt do duhej t’i hapnin tapat e shampanjës tani. Ata sapo kanë arritur fitoren e tyre të parë të vogël në xhunglën burokratike gjermane të aplikimeve për azil, imigrimin e punëtorëve të kualifikuardhe dëbimet. Por operatorët e qendrës së kujdestarisë për pacientët me demencë në Wilstedt pranë Bremenit kanë shumë punë pak ditët e fundvitit dhe nuk kanë kohë për të festuar. 48 vetë trajtohen në këtë qendër në Gjermani.
Dhjetë infermierët asistentë nga Kolumbia që janë të punësuar aty nuk do të dëbohen, ata lejohen të qëndrojnë për momentin, me lejen e mundësuar fillimisht për shkak të trajnimit profesional dy ose tre vjeçare. Andrea Wohlmacher thotë për DW: “Sikur na është hequr një gur nga zemra”.
Nga azili në marrëdhënie pune?
Historia e dhjetë kolumbianëve është një leksion i mirë për të kuptuar, se sa e vështirë është ende për Gjermaninë të tërheqë e të mbajë punëtorët e nevojshëm urgjentisht dhe në të njëjtën kohë të ndajë qartë azilin dhe migracionin për motive punësimi. Amerikano-jugorët e pakualifikuar aplikuan fillimisht për azil, por ai u refuzua. Prandaj, ata nuk mund të kalonin në procedurën e imigracionit të kualifikuar përmes një të ashtuquajturi “ndryshim korsie” nga ana ligjore. Skenari kërcënues: Të gjithë kolumbianët duhej të largoheshin nga Gjermania – që konkretisht do të thoshte që qendra duhej të mbyllej për shkak të mungesës së stafit.
Andrea Wohlmacher ishte i bindur. “Mendoj se ne jemi shembulli kryesor i migrimit të nevojshëm. Dhe kjo nuk vlen vetëm për punëtorët e kualifikuar. Ne kemi pasur mungesë punonjësish në Gjermani, veçanërisht në sektorin e infermierisë, për dekada të tëra.” Sipas Këshillit Gjerman të Infermierisë, tashmë ka një mungesë prej rreth 115,000 vetësh të personelit infermieror profesionist në pozicione me kohë të plotë në infermieri. Tregu është bosh, shumë spitale, qendra kujdestarie për të moshuarit mund të mbijetojnë vetëm me staf nga jashtë.
Rasti shkon deri tek ministri i Shëndetësisë, Lauterbach
Kur dhjetë punonjësit e tyre kërcënohen me dëbim, dy menaxherët e qendrës shëndetësore i drejtohen publikut. Ata u shkruajnë një letër të hapur tetë politikanëve, madje edhe ekipet televizive shfaqen në Wilstedt. 83,782 njerëz nënshkruan një peticion drejtuar qeverisë federale. Ministri Federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach madje e pranoi atë personalisht.
Rasti ndezi debatet në të gjithë Gjermaninë: Si mundet që njerëzit e mirëintegruar që paguajnë taksa dhe janë ditë e natë për njerëzit në nevojë duhet të largohen nga vendi? Por ekziston edhe ana tjetër e medaljes: Çfarë lloj sinjali dërgon Gjermania jashtë vendit, nëse azilkërkuesit e refuzuar pa trajnimin e duhur mund të qëndrojnë në vend? Vendimi përfundimtar tani i takon Komisionit të Posaçëm të landit të Saksonisë së Poshtme.
Ministri Federal i Shëndetësisë, Karl Lauterbach premtoi se do të bënte gjithçka të mundshme që lejohej nga ligji. “Nëse nuk do të kishim stafin e huaj infermieror, nuk do të mund ta ofronim më kujdesin shëndetësor në të njëjtën masë në Gjermani”, tha Lauterbach duke shtuar, se duhet të dërgohet një sinjal: “Stafi i huaj infermieror është më se i mirëpritur këtu, sepse ne varemi prej tyre dhe kemi pasur përvoja shumë të mira me ta”.
Reduktim i kërkesave për azil, rritje e punësimit
Andrea Wohlmacher është i sigurtë, se pa vëmendjen e publikut dhe bisedimet me politikën, sërish do ekzistonte frika e dëbimit afatshkurtër. Joachim Stamp, përfaqësuesi special i qeverisë federale për marrëveshjet e migracionit për gati dy vjet është ai që duhet të sigurojë që imigracioni i kualifikuar në Gjermani të zhvillohet në mënyrë të rregullt, pra jo përmes një aplikimi ndoshta të pashpresë për azil. Stamp ka zhvilluar madje së fundmi edhe bisedime në kryeqytetin kolumbian Bogota këto ditë. “Ne duam të reduktojmë migracionin e parregullt dhe të mundësojmë menaxhim më të mirë të migracionit për motive punësimi. Unë gjithashtu e kam bërë të qartë publikisht në mediat kolumbiane se rruga drejt tregut gjerman të punës nuk kalon përmes ligjit të azilit, por vetëm përmes imigrimit të rregullt të punëtorëve të kualifikuar”. tha Stamp për DW.
Aktualisht, 14,000 kolumbianë që jetojnë në Gjermani janë të punësuar me kontribute të sigurimeve shoqërore. Ka gjithashtu 3500 studentë dhe pasuniversitarë dhe rreth 500 të punësuar si studiues.
Me një partneritet gjithëpërfshirës të migracionit me vende të tilla si Kolumbia, por edhe Gjeorgjia, Uzbekistani, Maroku dhe Kenia, Gjermania dëshiron të promovojë migrimin e rregullt për motive punësimi dhe të zvogëlojë numrin e kërkesave për azil, që nuk kanë shansin e njohjes për qytetarët e këtyre vendeve./DW
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd