Transmetuar më 25-12-2024, 23:17

SHBA- Biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë në rrjetet e tij sociale video nga një bisedë e artistes Parashqevi Simaku dhe këngëtarit Pirro Çakos.

Dy këngëtarët që në Festivalin e Këngës triumfuan me “E duam lumturinë”, kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë pas 36 vitesh. Tek të dy qartë malli dhe respekti që ata gëzonin ende për njëri tjetrin.

Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?

Piro Çako: Babai nuk jeton më.

Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.

Piro Çako: Po ti si je njëherë?

Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. Tu bëfsha kurban.

Ndërkohë, përveç kësaj video biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar për publikun se Pirro dhe Parashqevia biseduan edhe për projektin e tyre të radhës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit