

Një krim i rëndë në familje tronditi vendin mëngjesin e së martës (24 Dhjetor) ku bashkëshorja Elvira Tahiraj, dyshohet me probleme të shëndetin mendor, ka masakruar me sëpatë të shoqin në orët e para të mëngjesit.
Trupi i pajetë i viktimës, Llazar Tahiraj është gjetur nga vajza e vogël e çiftit, të cilës i ka rënë të fikët në momentin kur ka zbuluar krimin e rëndë.
Kryeplaku i fshatit të Metoqit, në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” deklaroi se i ati e kishte dërguar vajzën e vogël të flinte tek e motra pasi shëndeti i së ëmës ishte përkeqësuar.
“Do të kujdesem unë sonte për të”, i kishte thënë viktima të bijës, sipas kryeplakut të fshatit.
“Elvira ishte e sëmurë me epilepsi dhe nuk dilte shumë jashtë. Për lajmin më njoftoi dhëndri i çiftit, më mori në telefon në orën 08:30. Ishte vajza ajo që gjeti trupin e pajetë, pasi kishte shkuar të flinte nga e motra, gjë që e bënte sa herë shëndeti i së ëmës përkeqësohej. Ishte ajo që ka gjetur edhe babanë rreth orës 08:00- 08:30 të mëngjesit. Vajzës i ka rënë të fikët dhe e kanë çuar menjëherë në spital. Llazari ishte shumë punëtor, punonte në 2 3 punë për të rritur vajzat”, tregoi ai.
Në intervistë, kryeplaku i shpreh se: “Vajza rrinte më shumë brenda me të ëmën, nuk ishte e shoqërueshme. Vetëm në shtëpi rrinte me nënën e saj.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






