Transmetuar më 24-12-2024, 19:55

Hyrje-daljet e kryeqytetit po hasin trafik të rënduar këto ditë, për shkak të fluksit të shtuar për festat e fundvitit.

Situatë e rënduar në trafik ka në autostradën Tiranë-Durrës, kryesisht edhe në Vorë, aty ku rruga ndahet në drejtim të veriut të vendit por edhe aeroportit të Rinasit.

Në hyrjen tjetër të Tiranës, nga Elbasani, raportohet për radhë të gjata makinash që shkon deri në 7 kilometra. Të shumtë janë ata që zgjedhin Tiranën, po ashtu edhe ata që largohen për të festuar Krishtlindjen në qytetet e tjera.

Brenda në kryeqytet, trafiku prej disa ditësh është kthyer në makth për shoferët, për shkak të rrugëve të paralizuara kryesisht gjatë pikut në mëngjes, drekë dhe pasdite.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit