

Roma po mendon jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen. Familja “Friedkin” nuk ka ndërmend të largohet nga klubi verdhekuq; përkundrazi, synon ta rilançojnë atë. Ndërsa trajneri aktual është Claudio Ranieri, e ardhmja e stolit mbetet një çështje për t’u vendosur. Presidenca është e përfshirë në të gjitha vendimet kryesore të klubit dhe synon të afrohet më shumë me tifozët romanistë, jo nesër, por sot.
Një nga prioritetet kryesore për të ardhmen është zgjedhja e trajnerit që do të pasojë Ranierin. Nuk është vetëm Massimiliano Allegri, që ndodhet në mendjet e drejtuesve të klubit. Sipas “Corriere dello Sport”, ekziston edhe mundësia që Davide Ancelotti, djali i trajnerit të famshëm Carlo Ancelotti, të marrë stolin e skuadrës kryeqytetase. Babai i tij, një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit dhe një figurë që ka lidhje të veçantë emocionale me Romën, e ka dhënë këtë këshillë.
Sigurisht, Davide Ancelotti nuk ka të njëjtën eksperiencë dhe “palmares” si Allegri, por puna e tij si ndihmës-trajner te Real Madridi, në kontakt të përditshëm me lojtarët më të mirë në botë, i ka dhënë përvojë dhe perspektivë. “Friedkins” po e shohin këtë mundësi si një mënyrë për të sjellë freski dhe ambicie në projektin e Romës, diçka që synojnë ta rikthejnë në klub.
Për Carlo Ancelottin, ideja që Davide të drejtojë një ditë Romën është një ëndërr personale. Ndërkohë që spekulimet vazhdojnë, vendimi për trajnerin e ri verdhekuq mund të jetë një pikë kthese për të ardhmen e klubit dhe raportin e tij me tifozët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






