DIBËR- Rruga e Arbrit është hapur për qarkullimin e automjeteve pas 8 orësh që mbeti e bllokuar nga reshjet e borës më intesitet të lartë. Mbrëmjen e djeshme me dhjetëra qytetarë, automjete dhe furgona mbetën të bllokuar në bypassin e Murrizit.
Shumë automjete u braktisën për shkak se e patën të pamundur për të lëvizur, teksa bëhet me dije se qarkullimi është hapur rreth orë 23:00 të mbrëmjes së kaluar.
Ndërkohë mësohet se aktualisht disa zona janë ende të bllokuara prej dëborës, teksa nuk mungojnë as problemet me energjinë elektrike. Njësia Lurë në Dibër është e bllokuar, po ashu edhe disa fshatra të thellë malorë në Dibër e Bulqize.
Mësohet se aktualisht nuk ka reshje të dëborës, ndërsa temperaturat e ulëta të cilat pritet të zbresindisa gradë nën zero duke shkaktuar ngrica.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd