TIRANË- Deklaratat, që të ndjerit Silvio Shala iu morën, për t’i grabitur pasurinë e pensionin nga Elda Dedja, u bënë te noteri Terens Kurti, i cili duhet të kishte evidentuar gjendjen e shëndetit mendor të Silvios, i cili kurohej në këtë drejtim që nga viti 2015.
“Babi im është diagnostikuar nga një mjek psikiatër që në vitin 2015 që vuan nga çrregullim opsesiv-kompulsiv. Kjo është pra diagnoza e caktuar nga mjeku psikiatër, e cila konsiston në mbledhjen e grumbullimin e çdolloj mbeturine dhe vendosjen e këtyre mbeturinave në çdo hapësirë të shtëpisë si krevat, tavolinë buke, dollap dhe në çdo ambient të mundshëm duke e bërë aksesimin në shtëpi të pamundur të kaloje nga një derë në derën tjetër”, tha denoncuesja Irinda Shala.
“Noterja nëse do e kishte evidentuar dhe ta merrte në pyetje do e kishte lehtësisht të kuptuar që ky person ka probleme të shëndetit mendor, aq më tepër që ne kemi kartelën e shëndetit mendor. Është e kartelizuar që nga viti 2015, që është një i sëmurë i shëndetit mendor dhe ai për shkak të sëmundjes nuk kupton dot të kryejë gjithë këto mori veprimesh materiale apo juridike për të kuptuar në thelb se çfarë po ndodh”, tha avokatja Nertila Qordja.
“Stop” ka siguruar fakte shkresore të kartelës së të moshuarit, por edhe pamje filmike të gjendjes së tij, dhe ky i fundit duket, që është i pamundur të marrë vendime.
Irinda Shala: A mendon, se çfarë firma ke hedhur ti? Pa mendohu njëherë! Ke hedh firmat? Të ka çuar në ndonjë vend, të hedhësh firmat…? Të kujtohet?
Silvio Shala: Nuk e di…
Irinda Shala: Dhe ka 3 vite, që të merr pensionin. I kam llogaritur unë dhe janë 8 milionë lekë. 8 milionë lekë babo, që të ka marrë ty. Po lekë i ke dhënë ti Eldës, ti nga xhepi, pare nga xhepi, i ke dhënë?
Silvio Shala: Jo!
Irinda Shala: Pare nga xhepi? Sepse kam zbuluar prapë një letër tjetër, që ti i ke dhënë 4 milionë e 400 e 68 mijë lekë, që ajo të të varrosi ty, të të varrosi ty, që ti je gjallë…A e kupton? Çfarë është kjo babo?
Silvio Shala: Jo! Jo!
Irinda Shala: A e kupton? Çfarë është kjo babo?
Silvio Shala: Vjedhje!
“Stop” ka siguruar një tjetër kontratë noteriale ku Elda Dedja ka përvetësuar 4.5 milionë lekë të vjetra kursimet e të moshuarit për funeralin e tij.
Irinda Shala: Juve a e dinit, që çfarë gjendje shëndetësore mendore ka babai im?
Elda Dedja: Po si është babai yt sot?
Irinda Shala: Çfarë pjesë e familjes time jeni juve?
Elda Dedja: Ti nuk je bija e tyre…
Irinda Shala: Unë bija e tyre jam, po mirë këtë e thua ti, dokumentet thonë gjë tjetër.
Elda Dedja: Ti nuk je bija e tyre, Ajla Shala, Silvio Shala, kanë hapur proces gjyqësor për çbirësimin tënd.
Në vitin 2021, 83-vjeçari Silvio Shala i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor iu morën kursimet e funeralit, pensioni dhe iu vu flaka apartamentit ku ai jetonte. Më pas i moshuari dërgohet pranë Azilit shtetëror këtu në kryeqytet nga Elda Dedja. Sipas të dhënave asokohe i moshuari ishte në gjendje të rënduar shëndetësore ku pritej vdekja e tij, madje Elda Dedja kishte përgatitur kostumin e tij të funeralit.
Irinda Shala: 4 milionë e 400 e 68 mijë lekë…
Elda Dedja: Do t’i zbresim edhe lekët e kostumit, që ia kam blerë se ishte gati duke ikur e di institucioni, (Azili) e kam unë të dokumentar aty…
Irinda Shala: S’ka asnjë kostum në Azil babi, realisht!
Elda Dedja: Po me po, këpucë, çorape, këmishë…
Irinda Shala: Nuk ka, nuk ka…
Elda Dedja: Biles, ia kam sjellë nga Holanda dhe i dhashë…
Irinda Shala: Nuk ka, të siguroj që nuk ka asgjë…
Elda Dedja: Unë ia kam dorëzuar personelit, ia kam dorëzua sepse yt atë në Qershor desh iku…
Gjithashtu “Stop” ka pyetur në azil, se kush është kujdesur për të moshuarin dhe në këtë institucion na thonë, se vetëm vajza e tij është kujdesur për të ndjerin. Ndërsa Elda Dedja nuk është parë kurrë në azil, edhe pse i mori shtëpi pasuri e pension të ndjerit.
Irinda Shala: I vjen ndonjë njeri tjetër babit këtu, që ta vizitojë?
Personel i Azilit: Jo, jo! Asnjë njeri tjetër përveç teje…
Irinda Shala: Përveç mejeeee…
Personel i Azilit: Përveç teje zemër, njeri tjetër, as ka ardh me e pa.
Irinda Shala: Dëgjo tani…! E mban mend, që kemi folur, që ma ke thënë që vija këtu për punën e Eldës, a ka ardhur, apo…A ka ardhur Elda? A është dukur këtu? Pra nuk ka ardhur fare këtu?
Shoku i dhomës: Jo, s’ka ardhur, jo! Jo, hiç, hiç, hiç..
Irinda Shala: Babi ia ka përmend ndonjëherë emrin, ndonjë gjë kështu?
Shoku i dhomës: Jo, jo! Hiç fare…!/TvKlan
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd