Deputeti dhe njëherësh nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka folur nga spitali.
Ai nuk u ndje mirë gjatë protestës dhe për këtë akuzon efektivët që e shtynë në gjoks, edhe pse ai u tregoi kush ishte.
"Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tha Gjekmarkaj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd