Transmetuar më 23-12-2024, 17:53

Te “Pallati me Shigjeta” janë bllokuar të dy korsitë e rrugës. Ndërsa, gjatë gjithë kohës, policia bën thirrje për të shmangur bllokimin e rrugës.

Ndërkohë, të gjitha automjetet janë duke i rënë borive për të zhbllokuar rrugën.

Sakaq, vetëm pak minuta më herët ishte një nënë në makinë që kishte një fëmijë të sëmurë dhe do ta çonte në spital. Ajo pati një përplasje me protestuesit për të hapur rrugën.

Fal ndërhyrjes së policisë, pati zhbllokim rrugës dhe zonja e çoi fëmijën në spital.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit