Transmetuar më 23-12-2024, 14:45

Në pamje është anija e peshkimit e mbytur si pasojë e kushteve të këqija të motit në portin e Durrësit.

Deti me dallgë ka bërë që paralizohet aktiviteti në port dhe tragetet të ndalin udhëtimet.

Ndërkohë dy tragete u ‘fërkuan’ mes tyre por pa shkaktuar dëme në udhëtarë.

Autoriteti portual i Durrësit ka njoftuar se si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit ka patur vonesa në mbërritje dhe proceset e bregëzimit të trageteve. Bëhet e ditur se është pezulluar nisja e tragetit të parashikuar për lundrim mesditën e sotme nga Durrësi drejt Barit.

Në terminalin e kontenierëve proceset operacionale vijojnë normalisht dhe pa ndërpreje. Ndërkohë që është pezulluar përkohësisht puna në terminalin e mallrave gjenerale.

Autoriteti portual njofton se situata lundrimore pritet të normalizohet në orët në vijim.

Njoftimi:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM Dt. 23.12.2024 Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometereologjike në Rajonin e Adriatikut, gjatë ditës së sotme si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit ka patur vonesa në mbërritje dhe proceset e bregëzimit të trageteve. Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se si pasojë e kushteve të paqendrueshme të motit trageti “AF Marina” i parashikuar për lundrim mesditën e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, (Itali) ka pezulluar nisjen deri në normalizimin e situatës. Trageti “AF Franceska” do të kryejë lundrim pa pasagjerë si pasojë e kushteve të përkeqësuara metereologjike. Në terminalin e kontenierëve proceset operacionale vijojnë normalisht dhe pa ndërpreje. Ndërkohë që është pezulluar përkohësisht puna në terminalin e mallrave gjenerale dhe atë rifuzo si pasojë e erës së fortë dhe rreshjeve intensive.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit