Tiranë- Akuzohen si krijues të grupit kriminal, rikualifikohet akuza për ish-ministrin Ilir Beqaj, ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesën e GJKKO-së për këtë rast.
Seanca e radhës për “Sterilizimin” është caktuar 9 janari pasi iu dha kohë të pandehurve të paraqesin konkluzionet për akuzat e reja. Beqaj, Rrapaj e Rrjepaj akuzohen tashmë si krijues të grupit kriminal.
“Ne pranojmë të ngrëmë akuzat siç i sugjeron gjykata. Pavarësisht se mendojmë që akuzat e ngritura prej nesh ishin të drejta”, u shprehën prokurorit e posaçëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd