Transmetuar më 23-12-2024, 12:16

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rënduar akuzat për skandalin e Sterilizimit. Gjatë momentit që gjyqtarja e çështjes ka lajmëruar ngritjen e një akuze tjetër, biznesmeni Ilir Rrapajt humbi ndjenjat në seancë.

Për gjashtë të tjerët gjyqtarja tha të qëndrojnë në fuqi akuzat e ngritura nga SPAK dhe konkretisht shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve.

Të akuzuarit e tjerë janë Naile Abazi, Genc Burazeri, Arben Gjata, Petref Mersini, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjani.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit