Lautaro Martinez ka folur për presionin e shtatë ndeshjeve pa shënuar, duke theksuar se goli është vetëm një pjesë e rolit të tij: "Jam sulmues dhe jetoj për golin, por duhet të analizohet gjithashtu mënyra si luan. Po luaj më larg nga zona e rreptësisë, sepse më pëlqen të ndihmoj ekipin të ngjitet përpara.
Ndihem mirë me këtë, duke shtuar një dimension të ri në lojën time. Sezonin e kaluar ishte Thuram që zgjerohej në fushë, tani është radha e tij të shënojë më shumë. Nuk është diçka e provuar, por lind nga harmonia jonë në fushë".
Kapiteni i Interit kujton gjithashtu një periudhë sfiduese: "U ktheva më herët këtë verë për shkak të dëmtimit të Taremit dhe kisha disa vështirësi pas Kupës së Amerikës që fituam. Trupi nganjëherë të prezanton faturën, por tani ndihem më mirë".
Në intervistën për “Corriere della Sera”, Lautaro refuzon të zgjedhë mes një titulli tjetër në Serie A apo një finaleje tjetër në Champions League: "Unë dua gjithçka. Kur fillon të fitosh, nuk dëshiron të ndalosh, sepse e di sa bukur është të shpërblehesh për punën e bërë. Pas fitores së Kupës së Botës me Argjentinën, mendova se nuk kishte asgjë më të madhe, por ka shumë më tepër".
Në lidhje me vendin e shtatë në garën për “Topin e Artë”, për disa një vlerësim i ulët, Lautaro komenton: "Ndonjëherë ndihem i nënvlerësuar, por besoj se kam pasur një vit të rëndësishëm. Trofetë e skuadrës kanë një peshë tjetër".
Duke reflektuar mbi sezonin e Interit, ai pranon ndryshimet: "Ky sezon ka nisur ndryshe, madje disi çuditshëm, siç ishte ndeshja 4-4 kundër Juves. Deri tani duket sikur po argëtohemi më pak sesa sezonin e kaluar, por fitorja 6-0 kundër Lazios mund të jetë një sinjal i mirë. Kampionati është më i vështirë këtë vit, por ne e dimë çfarë të bëjmë. Inzaghi na jep liri për t’u shprehur".
Lautaro flet edhe për trajnerin e tij, Simone Inzaghi: "Mendoj se është i nënvlerësuar. Nganjëherë mendon ende si lojtar, prandaj na kupton dhe i përjeton situatat si ne. Me Conten kam mësuar shumë dhe e falënderoj, por me Inzaghin ndiej se jam rritur në një nivel shumë të lartë".
Në lidhje me rivalët për titullin, Lautaro shton: "Napoli është një skuadër e fortë, ashtu si dhe rivalët e tjerë. Ne po ndjekim rrugën tonë. Mendoj se kjo është rruga e duhur dhe do të na çojë drejt gjërave të mëdha".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd