Transmetuar më 23-12-2024, 11:20

Foto ilustruese Aksident në aksin Pejë-Prishtinë, humb jetën një person.

‘Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor pranë DRP-Pejë, me datë 23. 12. 2024, rrethe orës 07:20 minuta është njoftuar për një vet-aksident në magjistralen Pejë Prishtinë, pikërisht në fshatin Poterq – Klinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Drejtuesi (i dyshuari) duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë nga ana e djathë kalon në anën e majtë dhe përfundon jashtë rrugës. Si pasoji drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda dhe pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent’, citohet në njoftimin për rastin në fjalë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit