Transmetuar më 22-12-2024, 23:10

Burri që u gjet sot i pajetë në qytetin e Vlorës, dyshohet se pasi pësoi atak kardiak, u kafshua nga qeni.

I ndjeri, B.D, rreth 68 vjeç, sot pasdite, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i 68-vjeçarit u dërgua në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.

Nga këqyrja e trupit, dyshohet se viktima kishte më shumë se 12 orë që kishte ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Por në banesën ku jetonte i vetëm, ndodhej edhe një qen, që sipas policisë, mund të jetë ai që i ka kafshuar pjesën e fytyrës (hundën dhe mjekrën) kur 68-vjeçari ishte pa jetë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit