Transmetuar më 22-12-2024, 22:22

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD.

I pyetur mbi deklarata e bëra pak kohë më parë nga Sali berisha se Lulzim Basha ishte zhgënjjimi më i madh, ky i fundit tha se është ish-kryeministri që ka marrë peng PD-në dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Ai tha se nëse Berisha nuk do ishte treguar kaq shumë egoist, sot nuk do të ishte më kjo qeveri në pushtet.

Pjesë nga biseda:

Bogdo: Në një intervistë disa kohë më parë Berisha deklaroi se ti je njeriu që e kë zhgënjyer më shumë, ke ndonjë koment?

Basha: Si është zhgënjimi më i madh. PD do ishte ndryshe, Shqipëria do të ishte ndryshe, nëse nuk do të kishte treguar me cinizëm egoizmin më të madh që ka treguar ndonjë politikan në këto 34 vite. Pa egozimin etij kjo qeveri nuk do të ishte në pushtet. Ka që në 1968 në politikë.

Bogdo: E mendove këtë gjë ti?

Basha: Jo se kisha menduar. Por ky egoizëm nisi në 2021. Unë edhe zotin Berisha e kam trajtuar me respekt. Por vjen një moment kur interesi i shqiptarëve duhet të mbizotërojë. Për fat të keq, Berisha jo vetëm ka vënë interesin e tij mbi interesin e shqiptarëve, duke bllokuar interesat e shqiptarëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit