Një apartament në katin e nëntë të një pallati të ri në Tiranë është dëmtuar pjesërisht pasi iu hodh lëndë plasëse në rrethana të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatësz reth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë si shpërthim.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
foto arkiv
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd