Transmetuar më 22-12-2024, 09:30

Zi në botën e keçit. Rey Mysterio, legjenda e sporteve luftarake, ka vdekur në moshën 66-vjeçare.

Këtë e kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare, duke cituar familjen e keçistit meksikan.

Shkaku i vdekjes së papritur ende nuk është bërë i ditur.

I lindur në Meksikë, Miguel Angel Lopez Diaz dhe me origjinë nga Tijuana, ai filloi të luftonte në 1976 dhe performoi për herë të fundit vitin e kaluar.

Nipi i tij Oscar Gutierrez Rubio, i njohur si Rey Mysterio junior, vazhdon traditën familjare në WWE.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit