Transmetuar më 22-12-2024, 00:59

Aldo Marku është banori i radhës që iu bashkua shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

35-vjeçari, regjisor filmash, tha se kjo pjesëmarrje do jetë një mundësi që të dalë nga zona e tij e komfortit, teksa e pret si aventurë.

"Arsyeja pse po marr pjesë është sepse e shoh si një mundësi për të dalë nga zona ime e komfortit, do të jetë një aventurë e bukur.

Një mundësi për biseda dhe debate të thella. Nga historitë e mija njerëzit mund të frymëzojë për këtë që, pas çdo ulje ka një ngritje.

Big Brother më ka pëlqyer gjithmonë si një format. Dua ta shijoj sepse në fund të fundit nga kjo botë do marrim vetëm kujtime.”– tha ai.

Aldo Marku, 35 vjeç, është regjisor i filmave si “Aventurieret” dhe “Policë për kokë”.

I riu është në proces divorci dhe ka një vajzë 3 vjeçe.

I pëlqen të analizojë situatat me gjakftohtësi, por është dhe impulsiv.

Top Channel thotë se ai ka kaluar për disa muaj një periudhë shumë të vështirë prej depresionit, deri sa vendosi që ose do ia dilte ta superonte ose do e linte atë gjendje ta vinte poshtë. Dhe thotë që është shumë krenar sepse ia ka dalë.

Banorët e sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania":

Livia Brunga

-Amber, fashion designer

-Aldo Marku, regjisor

-Rozana Radi, këngëtare

-Jozi, këngëtar

–Xum Allushi, komedian

-Gerta Gixhari, gazetare

–Klajdi Musabelliu, këngëtar

–Gili, këngëtare dhe djali i saj Edoni

-Zebervoki, bloger

–Valbona Mhilli, gazetare

–Ols Abazi, producent

–G-Bani, këngëtar

–Egli Tako, këngëtare

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit