Pas kthimit te mandarinave te eksportit nga vendet e Bashkimit Evropian, ne tregun vendas ka rene shitja e tyre.
Prodhuesit e agrumeve në Lushnje pohojnë se çmimi u është përgjysmuar nga 60 lekë për kg në 30 lekë dhe shitjet janë të pakta.
Ky prodhues i agrumeve në Karbunarë tregon se ka ndaluar edhe vjeljen e tyre dhe i trembet prishjes nëse fillojnë ngricat.
Fermerët përpiqen të garantojnë se cilësia e mandarinave që ata po shesin është e mirë dhe se nuk përdorin pesticide të ndaluara, por vetëm pleh organik.
Disa ditë më parë, Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore raportoi tre raste të ndotjes me pesticide të mandarinave që vinin nga Shqipëria.
Kjo sasi u bllokua dhe u asgjësua në një pikë grumbullimi në Divjakë nga AKU.
Gjithashtu kanë nisur kontrollet tek plantacionet e fermerëve që eksportuan dhe do të bëhen analiza të detajuara rreth preparateve që ata kanë përdorur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd