Transmetuar më 21-12-2024, 12:28

Një tjetër qendër masazhi në Tiranë duket se përdorej për ushtrimin e paligjshëm të prostitucionit.

Policia ka zbërthyer sot aktivitetin e paligjshëm në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, duke vendosur në pranga një 19-vjeçar. Mësohet se i riu ishte administratori i qendrës ku ushtrohej aktiviteti i prostitucionit.

Po ashtu u referuan materialet për dy shtetase 24 e 19 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin A.L, 19 vjeç, si dhe referuan materialet për dy shtetase 24 e 19 vjeçe, pasi në rrugën ‘Sami Frashëri’, dyshohet se qendra e masazhit në administrim të shtetasit A.L, përdorej dhe për ushtrimin e prostitucionit.”, njofton policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit