TIRANA- Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme çëshjen e dosjes së Lazaratit të vitit 2015. Lidhur me këtë çështje janë 5 të pandehur të akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit në Lazarat, të cilët kundërshtuan me armë punonjësit e policisë në operacionin e parë në vitin 2015.
Gjykata e Lartë pasi e ka marrë në shqyrtim këtë çështje ka vendosur ta rikthejë për rigjykim, po këtë herë në Gjykatën e Posaçme. Më parë Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë këto dënime për të akuzuarit: Arbjon Aliko 13 vite burg, Gurgaz Skënderi 11 vite burg, Enrik Skënderi 10 vite burg, Alfred Proko 10 vite burg dhe për Beqo Brahimi 8 vite burg.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd