Transmetuar më 21-12-2024, 09:59

GJERMANI- Manjati i teknokogjisë Elon Musk, ka shkaktuar zemërim në Gjermani pasi mbështet partinë e ekstremit të djathtë.

“Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë“, shkroi miliarderi në platformën e tij të mediave sociale X, i cili po përgatitet t’i bashkohet qeverisë së presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.

Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk e fshehu pakënaqësinë e tij me komentin e Musk. Kjo nuk ishte hera e parë që pronari i X komenton për politikën gjermane. Më 8 nëntor ai e kishte quajtur Scholz-in "të çmendur", pas rënies së koalicionit qeverisës gjerman më 6 nëntor, një ngjarje që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt.

“Liria e fjalës vlen edhe për miliarderët. Por liria e fjalës do të thotë gjithashtu se ne mund të themi gjëra që nuk janë të drejta dhe nuk janë këshilla të mira politike“, tha ai gjatë një konference për shtyp.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach e cilësoi si padinjitet dhe shumë problematike ndërhyrjen e Musk në debatin politik gjerman javë përpara zgjedhjeve të parakohshme.

Mbrëmjen e së premtes, pasi të paktën dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm të dyshuar terrorist në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman të Magdeburgut, Musk nuk i kurseu sërish kritikat, teksa shkroi në X: “Scholz duhet të japë dorëheqjen menjëherë. I paaftë.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit