Transmetuar më 21-12-2024, 07:46

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat skajin verior dhe Jugor të vendit.

Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin largim gradual të vranësirave nga i gjithë territori i vendit duke rikthyer intervalet me kthjellime, por temperaturat do të mbeten të ulëta.

Ndërkohë do të rikthehen sërish ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 12°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit