Transmetuar më 20-12-2024, 23:12

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas sulmit tragjik në Magdeburg të Gjermanisë, duke e cilësuar atë si një akt mizor.

Hasani shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e personave të prekur nga ky akt i rëndë, ndërsa deri më tani raportohet një bilanc i rëndë me 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

“Thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin mizor në Magdeburg, i cili ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe që duhej të ishte e gëzueshme.

Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkroi Hasani.

Ministria e Jashtme njoftoi se deri më tani nuk ka informacione se në Magdeburg ka të plagosur apo viktima nga Shqipëria.

“Sipas informacioneve paraprake, deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar”, njoftoi Ministria e Jashtme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit