Transmetuar më 20-12-2024, 21:43

Rëndohet bilanci i sulmit me makinë në tregun e Krishtlindjes të qytetit Magdeburg në jug të Gjermanisë.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, të paktën dy persona kanë ndërruar jetë dhe mbi 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Autori, një burrë i moshuar, identiteti i të cilit nuk dihet, është parë teksa arrestohet nga policia.

Ai e drejtoi makinën mes për mes tregut historik të qytetit, duke bërë manovra zig-zag, me qëllim shtypjen e sa më shumë personave.

Dëshmitarët thanë se ai është larguar nga makina pasi ka tentuar ta kthejë sërish atë, për të përplasur njerëz të tjerë, por nuk ia ka arritur.

Sipas dëshmitarëve okularë, makina tip “BMW” mesa duket ka hyrë drejt e në turmë në drejtim të Bashkisë së qytetit.

“Me sa di unë, një makinë hyri te vizitorët e tregut të Krishtlindjeve, por ende nuk mund të them nga cili drejtim dhe sa larg”, shpjegoi zëdhënësi i qytetit Michael Reif.

Makina besohet të ketë ecur për 400 metra duke përplasur qytetarët, deri sa ka ndaluar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit