Transmetuar më 20-12-2024, 17:03

Pas bllokimit nga AKU të mbi 20 tonë mandarinave në pikën e grumbullimit për eksport në Divjakë, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka nisur kontrollet në pikat e grumbullimit.

Synimi i tyre është gjetja e emrave të fermerëve që kanë prodhuar mandarinën për eksport.

Emrat e preparateve të lejuara për përdorim nga fermerët janë në një listë të Ministrisë së Bujqësisë në faqen e saj zyrtare.

Kjo liste çdo tre muaj rishikohet dhe preparatet që hiqen nga tregu urdhërohet të mos përdoren.

Farmacitë bujqësore nuk i kanë kloripirifos dhe Fosmet për tregtim dhe duket se nuk mbajnë përgjegjësi për këto dy pesticide që kanë përdorur fermerët e manderinave.

Fermerët duhet të kenë një regjistër ku të shënohet lloji i pesticideve qe përdorin tek frutat dhe perimet.

Tani, pas kthimit nga Kroacia të mandarinave, nga AKU kanë nisur kontrollet për zbatimin e e urdhrit për regjistër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit