Parashqevi Simaku, këngëtarja e njohur shqiptare, u rikthye në vëmendjen e publikut pas një videoje të publikuar në mediat amerikane, ku shfaqej duke marrë ndihma.
Më pas u zbulua se ajo ishte e pastrehë për një kohë. Biznesmeni Elton Ilirjani i siguroi një vendstrehim, duke i mundësuar kushte më të mira jetese.
Shumë artistë dhe personazhe VIP kanë reaguar lidhur me këtë ngjarje që ka marrë vëmendjen e gjithë Shqipërisë ditëve të fudnit e ndër ta ka qenë edhe Robert Aliaj.
Fjalët e të cilit i habitën të gjithë teksa shprehet në një mënyrë jo të këndshme për këngëtaren Simaku.
"Ishte një qenie me një mentalitet shumë fshatar, e zgjuar por e pakultivuar, sigurisht këndonte lezetshëm. Është një artiste që ka manipuluar masën, ishte nga këto që shpëlante trutë e masës. E bënte ndaç me dashje, ndaç me dashje. Kështu e njoh unë Parashqevinë. Unë këndoja në estradën e shtetit, por unë personalisht nuk kam pasur asnjë lloj tërheqje se nuk përmbushte asnjë kriter estetik femëror për mua. Ishte simpatike, por për mua nuk ngjallte aspak interes. Kemi kënduar bashkë në skenë, por ishte një fshatare dhe kaq. Ka në Tiranë më fshatarë se ata që jetojnë në shpellë. Në aq vite, kishte rast dhe flisnim. Me atë kemi pasur përshëndetje, por nuk i mbaj mend asgjë. Ishte komplet jashtë çdo interesi që kam pasur unë si femër dhe si artiste. Ishte e zgjuar, e kapte situatën. Ishte më e zgjuar se shumë këngëtare më të talentuara se ajo që ishte ajo, e kapte situatën. Bëri diferencën se nuk ishte rebele fare, nuk ishte e lirë. Ne ishim të gjithë të shtypur në atë kohë, por ajo vetë si natyrë femërore dhe si formim, ishte më e shtypur. Nuk ishte vetëm faji i Parashqevisë".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd