Një tragjedi e rëndë ndodhi në Egje mëngjesin e së premtes, në ujërat lindore të ishullit Rodos, kur një skaf që transportonte emigrantë humbi kontrollin gjatë përpjekjeve për t’iu shmangur anijeve të Rojës Bregdetare. Manovrat e rrezikshme të kontrabandistit që drejtonte varkën shkaktuan rënien e disa emigrantëve në det.
Ekipet e shpëtimit të Rojës Bregdetare nxorrën nga uji trupat e pajetë të tetë personave, mes tyre fëmijë të moshës 2 deri në 8 vjeç. Ndërkohë, 18 emigrantë janë shpëtuar nga mbytja në këtë incident tragjik.
Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit vazhdon me angazhimin e dy mjeteve të Rojës Bregdetare dhe një helikopteri të Forcave Ajrore, ndërsa një tjetër anije është nisur për të asistuar në zonën e ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e rrethanave vazhdojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd