Një bandë shqiptarësh që merreshin me vjedhje në zonën e Podovas është goditur nga autoritetet italiane, ku kanë rënë në pranga dy kushërinj dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Sipas mediave italiane janë arrestuar Gjovanin Rrucaj dhe Erjon Rruçaj, ndërsa është shpallur në kërkim Alban Rruçaj.
Mësohet se tre kushërinjtë kishin kryer vjedhje në rreth 50 shtëpi dhe apartamente në Veneto, Lombardi dhe Emilia Romagna, ku kanë grabitur sende me vlerë mbi gjysmë milioni euro, përfshirë bizhuteri, ora, çanta dhe aksesorë, si dhe veshje të stilistëve.
Hetimi filloi nëntorin e viti të kaluar kur agjentët e Padovës identifikuan një makinë të përdorur për të kryer bastisjet. Autoritetet nisën aktivitetin e ndjekjes së mjetit dhe analizimit të të dhënave teknike të marra nga kamerat dhe lexuesit e targave nga e gjithë veriu i Italisë, të cilat bënë të mundur konstatimin e rreth dhjetë vjedhjeve të kryera sërish nga tre shqiptarë.
I riu, 29-vjeç, që besohet të jetë kreu i grupit, tashmë i dënuar për shoqërim kriminal me qëllim kryerjen e vjedhjeve të banesave të kryera në periudhën 2015-2017, nuk ishte i pranishëm në Itali , duke fshehur vendin e tij të qëndrimit, për shkak se ishte i parregullt.
I dyshuari i dytë, 45 vjeç, i shpëtoi policisë në bastisjen në një apartament në Bareggio (Milano) ku u gjet partneri i tij, i raportuar për marrjen e mallrave të vjedhura.
Një pjesë tjetër e madhe e mallit të vjedhur u gjet në shtëpinë e burrit, i cili gjithashtu ishte dënuar për vjedhje banesash të kryera në vitin 2012 në Itali dhe 2015 në Belgjikë.
I ka shpëtuar kapjes edhe anëtari i tretë i bandës. Policia e kishte lokalizuar në zonën e Bergamos, por nuk e gjeti në momentin e bastisjes në shtëpinë e të afërmve të tij.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd