Një nga nxënësit e shkollës “Fan Noli”, i cili ka qenë në vendin ku ndodhi sherri që i mori jetën 14 vjeçarit Martin Cani, ka tentuar t’i japë fund jetës.
E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala tha se duhet treguar shumë kujdes në lidhje me ngjarje të tilla ku përfshihen fëmijë, sepse deklaratat e nxituara apo përfolja e të miturve në media, mund të shkaktojë rëndë të madhe psikologjike tek ta.
“Njëri nga fëmijët ka tentuar të vrasë veten pas kësaj ngjarje”, tha gazetarja. Klodiana Lala u bëri thirrje dhe autoriteteve që të zbardhin të vërtetën.
“Autoritetet duhet të zbardhin të vërtetën, se pati një gjuhë të papranueshme në deklaratat për shtyp. Mënyra sesi Policia reagoi i hodhi benzinë zjarrit.”
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua pak pas mesditës së 18 nëntorit, në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
14-vjeçari Mario Përlleshaj goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani i cili fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, i plagosur në këtë ngjarje mbeti dhe shoku i tij, Luis Meçja.
Ky i fundit qëndroi për gati 11 ditë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe më pas u nis drejt Italisë për ndihmë më të specializuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd