Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, ku në zonat veriore – veriperëndimore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje të dendura shiu në të gjithë ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd