Qeveria ka shkarkuar sërish drejtoreshën e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici.
Bici ishte emëruar në këtë post vetëm 6 muaj më parë, ndërsa ushtronte detyrën e drejtoreshës së Kadastrës. Raportohet se Dallëndyshe Bici do të angazhohet në fushatën e socialistëve dhe pritet të kandidojë për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Bicin pritet ta zëvendësojë në krye të IKMT-së, Ajet Zyberi.
Po ashtu, “lapsi” i shkarkimeve ka zënë edhe drejtoreshën e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, Sonila Hysi (Ruka). Hysi ishte emëruar vetëm disa muaj më parë në krye të Shtylshkronjës së Letrave me Vlerë, duke zëvëndësuar në këtë funksion Besmir Hysin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd