TIRANË- Nëna e Martin Canit, 14-vjeçari i cili u vra një muaj më parë pranë shkollë Fan Noli, ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen në këtë moment delikat për familjen e tyre. Florina Cani e ftuar në emisionin ‘Opinion’ me lot në sy, iu drejtua me një mesazh Martinit.
"Martin, ti je lartë na shikon dhe unë të dua pa fund", u shpreh nëna e Martinit.
Pjesë nga biseda:
Ju falenderoj nga zemra juve dhe gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Për mua ka qenë një sensibilizim shumë i madh dhe jam mirënjohëse për të gjithë që më kanë mbështetur. Prandaj, dua që sot këtë emision ta nis me një buzëqeshje, ashtu sikurse ishte djali im Martini.Martin, ti je lartë na shikon dhe unë të dua pa fund. Ti je i buzëqeshur po edhe unë do buzëqesh si ti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd